4 në pranga për grabitjen e Rinasit, lidhjet mes Admir Muratajt, Kupës dhe Çalës

  • 5 years ago
13 ditë nga grabitja në aeroportin e Rinasit, policia vuri në pranga 4 persona, tre nga Elbasani dhe një nga Kruja, të cilët kanë bashkëpunuar në super-grabitjen pas të cilës mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me policinë, Admir Murataj nga Tropoja, që dyshohet të ketë qenë edhe kreu i grupit. Policia e Shtetit që ka bashkëpunuar në këto dy javë me policitë në Tiranë, Elbasan, Durrës, nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, janë ende të rezervuara në dhënien e detajuar të informacionit pasi kontrollet vijojnë akoma për arrestimin e personave të tjerë të përfshirë. Në njoftimin e shpërndarë për mediat jepen me iniciale të arrestuarit, emrat e të cilëve i mësojnë gazetarët e Report Tv.

Ata janë: Oltion Veseli 38 vjeç nga Kruja, Alkond Bengasi, 34 vjeç nga Elbasani por me banim në Tiranë dhe i dënuar më parë për prodhim e shitje lëndësh narkotike, Renaldo Sula 25 vjeç nga Elbasani dhe Saimir Çela 28 vjeç nga Kajani i Elbasanit (i cili njihet edhe me pseudonimin Tale Çela), ndërsa 8 të tjerë janë ende në kërkim.

Nuk saktësohet roli i katër të arrestuarve, por nga akuzat e ngritura, lihet të kuptohet se në mesin e tyre ka të arrestuar persona nga grupi që morën pjesë në grabitje, pasi është ngritur edhe akuza e "vrasje e Punonjësve të Policisë ? e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë", që përfshin momentin kur ndodhi shkëmbi i zjarrit me forcat e FNSH-së ku mbeti i vrarë Murataj.

Lidhje shoqërore të Klement Çalës të kërkuar për grabitjet e mëparshme dhe i dyshuar edhe për të fundit si dhe të njohur të Dash Kupës, vëllait të Ilir Kupës janë mes të arrestuarve nga policia. Bengasi rezulton një emër i njohur për Policinë e Shtetit pasi është ndaluar edhe në 2015 së bashku me Klement Calën personin më të kërkuar si të përfshirë në këtë grabitje.

Recommended