Pa Gjurme- 11 shqiptarë ilegalisht drejt Greqisë/ Pse heshtin pesë që shpetuan për fatin e tjerëve?
  • 5 years ago
Pjesa e pare Dt 19 prill Pa Gjurme- 11 shqiptare ilegalisht drejt Greqise/ Pse heshtin pese qe shpetuan per fatin e gjashte te tjereve?Vilson Gjuta është një nga tre djemtë e familjes, ndërsa është vëllai edhe i një motre. Sine dhe Skënderi u shpërngulën që herët nga qyteti i Kukësi drejt Tiranës. Ata u vendosën në prill të vitit 1998, në zonën e Kamzës. Vilsoni në atë kohë një adoleshent 15-vjeçar, nuk ishte në marrëdhënie pune dhe as shkollën nuk e vazhdoi dot.

Një i ri i sapo ardhur në kryeqytet, mes vështirësive të para në një qytet më të madh se ai ku kishte jetuar deri në atë moment Vilsoni kishte kërkesat e veta për të bërë një jetë më të mirë, sikundër bashkëmoshatarët e tij. Deri në vitin 2003 ai nuk ishte larguar kurrë nga shtëpia. Ishte 20 vjeç atë kohë kur pikërisht në këtë vit ai bashkë me 11 persona të tjerë vendosin të largohen drejt Greqisë.

Ai ishte një 20-vjeçar kur mori rrugën e kurbetit për t'i ardhur në ndihmë familjes me shumë anëtarë, që ata të kishin mundësi të ngrinin një shtëpi të re. Rruga ishte e vështirë. Ata ikën 11 por mundën të ktheheshin të gjallë vetëm 5 prej tyre. 5 të tjerë humbën jetën rrugës, i vetmi për të cilën nuk asnjë gjurmë është Vilson Gjuta
Recommended