Heineken sjell Marco Materazzi-n në Tiranë: Shqiptarët, mikpritës dhe të dashur

  • 5 years ago
Heineken sponsori zyrtar i UEFA Champions League, në vijim të fushatës ?Share Unmissable Moments? solli me një event special në Tiranë futbollistin e famshëm Marco Materazzi. Eventi që zgjati për më shumë se 4 orë, mblodhi në një takim miq të zgjedhur të ekranit, si edhe gazetarë.

Nën shoqërinë e birrës Heiniken, të ftuarit patën mundësinë të argëtoheshin, me të gjithë surprizat e rezervuar nga organizatorët. Marco Materazzi, ish kampion bote me skuadrën e Italisë, dhe fitues i UEFA Champions League në vitin 2010 me Interin, në fjalën e tij shprehu kënaqësinë e të qenit prezent në këtë event si edhe i cilësoi shqiptarët si një popull të dashur dhe xhentil.

"Më vjen mirë që gjithçka është përmirësuar. Keni qenë në ndërtim dhe tani cdo gjë është e bukur dhe më pëlqen. Jeni gjithmonë një popull, mikpritës, i dashur dhe i edukuar, gjë që është shumë e rëndësishme për mua" tha ai.

Menjëherë pas fjalës së tij Materazzi dha autografet e tij nën logon e Heineken, ku interesi i të pranishmëve ishte i lartë. Pas performancave artistike mes kërcimit dhe flakëve, Materazzi përzgjodhi disa nga fituesit e shorteut të Heineken. Fituesit do të kenë mundësinë të ndjekin live një ndeshje gjysmë finale të UEFA Champions League

Recommended