Report TV -Lleshaj, bashkë me dy kryepolicët, 90 minuta në prefekturën e Vlorës

  • 5 years ago
Ministri i Punëve të Brendshme, Sandër Lleshaj, shoqëruar nga drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe kryepolici i Vlorës, Artion Duka, për 90 minuta mbajtën një takim në Prefekturën e qytetit bregdetar, me drejtuesin Flamur Mamaj.

Sipas prefektit të Qarkut, Flamur Mamaj, në takim u kërkua të zbardhen ngjarjet kriminale dhe të ketë bashkëpunim ndërinstitucional. Në takim ishte i pranishëm edhe Drejtori i Doganave, Kosta Vjerro dhe kreu i Shërbimit Informativ, Helidon Bendo.

Ministria Lleshi, nuk pranoi të prononcohet pas takimit duke thënë vetëm se bëhej fjalë për një takim pune dhe u largua.

Në Vlorë, në dy vitet e fundit numërohen 25 djegie automjetesh dhe shpërthime me eksploziv, të cilat ende nuk janë zbardhur. 12 ngjarje të tjera janë shënuar 4 mujorin e parë të këtij viti.

Recommended