Shqipëri-Gjermani, marrëveshje për programin sektorial të ujërave dhe furnizimit me ujë

  • 5 years ago
Qeveria Shqiptare dhe Republika federale Gjermane kanë nënshkruar ditën e sotme marrëveshjen për Bashkëpunimin Financiar 2018, për projektin ?Programi sektorial i ujërave dhe furnizimi me ujë i zonave rurale IV.

Marrëveshja u nënshkrua nga ambasadorja e Gjermanisë në Tiranë, Sussane Schutz dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila theksoi se kjo marrëveshje pritet që të ndikojë në infrastrukturën turistike dhe në përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

?Është kënaqësi që të jemi sërish bashkë në një projekt të rëndësishëm për infrastrukturën turistike dhe sigurisht për cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Fal bashkëpunimit të shkëlqyer me RFGJ dhe Bankën për Zhvillim, KfW, kemi mundur që të realizojmë një sërë projektesh në zhvillimin e vendit dhe jetën e qytetarëve. Këto projekte janë shtrirë në fusha të ndryshme, duke nisur nga elektroenergjetika, tek infrastruktura rrugore dhe tani së fundmi në infrastrukturën e ujësjellës kanalizimeve. Marrëveshja që firmosëm sot, i hap rrugën realizimit të një projekti mjaft të rëndësishëm, siç është ai i furnizmit me ujë të zonave rurale, që përfshin kryesisht zonat bregdetare të jugut të Shqipërisë, duke u fokusuar në bashkinë e Himarës dhe bashkinë e Orikumit. Përmes këtij projekti do të mundësohet përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellës kanalizimeve, sigurimit dhe aksesit të qendrueshëm të furnizimit me ujë të pijshëm për banorët e kësaj zone. Projekti parashikon sistemimin e kanalizimeve të përshtatshme nëpërmjet sistemit të tyre, për trajtimin e ujërave të ndotur dhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese. Zbatimi i këtij projekti do të kontribuojë në përmirësimin e kushteve të jetesës dhe do të promovojë zhvillimin e turizmit në zonën e projektit, duke e çuar numrin e përfituesve në 80 mijë banorë, duke përfshirë këtu edhe turistët?, ? u shpreh Balluku.

Sipas ministres, Qeveria shqiptare është duke zhvilluar koncepte afatgjata për zgjidhjen e probleme të ujit të pijshëm dhe kanalizimeve në zonën e Himarës dhe Orikumit.

?Qeveria shqiptare është e interesuar që të zhvillojë koncepte afatgjata për furnizimin me ujë dhe të infrastrukturës së kanalizimeve për të gjithë hapësirën e bashkisë së Himarës dhe Orikumit, me fokus brezin bregdetar. Zhvillimi i turizmit është një nga prioritetet tona kryesore dhe në vitet e fundit, ai ka marrë një hov të ndjeshëm sasior dhe cilësor, i reflektuar qartazi edhe në zhvillimin ekonomik të vendit. Qeveria shqiptare është e fokusuar maksimalisht për të ndërhyrë me projekte thelbësore në përmirësimin e infrastrukturës në zonat turistike?.

Ndërsa ambasadorja Sussane Schutz u shpreh se projekti prej 42 milionë eurosh do të përmirësojë ndjeshëm situatën e ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të ndotur në Himarë dhe Orikum.

?Është kënaqësi për mua që të nënshkruaj marrëveshjen e përbashkët me titull ?Furnizimi me ujë i zonave rurale 4?, duke shënuar kështu nisjen e masave të mëtejshme për furnizimin me ujë të pijshëm d...

Recommended