250 te prekur nga hemofilia

  • 5 years ago
250 fëmijë dhe të rritur vuajnë nga sëmundja e hemofilisë në vend. Sipas kryetares së shoqatës së hemofilikëve, të sëmurët përballën shpesh me mungesën e faktorit 8 dhe 9 që u nevojitet për të parandaluar hemorragjitë e brendshme ose të jashtme në trupin e tyre.

?Ekziston vetëm një qendër për trajtimin e tyre, duhet edhe një në veri dhe në jug. Ka shumë të invalidizuar?, tha Vera Minga, kryetare e Shoqatës së Hemofilikëve.

Minga thotë se duhet një furnizim i rregullt me ilaçe për të shmangur invalidizimin e këtyre pacientëve në të ardhmen.

?Duhet të trajtohet me ilaçe, profilaksia duhet bërë sa më shpejt edhe pse është kosto në fillim, nuk do të jetë kosto për vitet pasardhëse për shtetin ndaj këtyre pacientëve.?

Hemofilia është një çrregullim i gjakut, i cili nuk mpikset siç duhet, gjë që mund të çojë në gjakrrjedhje pas lëndimeve apo operacioneve. Në botë regjistrohen  rreth 400 000 pacientë me hemofili.

Tv Klan

Recommended