Stop - Gjirokaster/rreshqitjet e 2018-es, bashkia nuk demshperblen banoret! (16 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: https://tvklan.al/stop-emisioni-162-sezoni-4/

?Stop? ka udhëtuar drejt Gjirokastrës, ku në Shkurt të 2018-s, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut janë dëmtuar 3 katet e para të një pallati, në zonën e njohur si Kodra e Shtufit.

Por një vit më pas, gjendja mbetet e njëjtë. Banorët thonë se nuk kanë marrë mbështetje nga Bashkia, edhe pse ishte Kryetarja e Bashkisë, që u kërkoi të ngrinin zërin për të marrë para nga qeveria.

Por në fund, 3 familjeve të dëmtuara iu dha nga 1 milionë lekë nga Bashkia, e 900 mijë nga Qarku. Në fakt gjendja në banesat e tyre është e rëndë dhe banorët kërkojnë rivlerësim të dëmit.

?Sapo ndodhi rrëshqitja, banesa ime u bë e pa banueshme. Në këtë moment ne morëm masat që të dilnim, të merrnim një shtëpi me qira, sepse nuk kishim asnjë lloj ndihme. Na erdhën Emergjencat dhe na bënë një vlerësim prej 1 milion e 900 lekësh të vjetra. Në këto kushte që unë kam shtëpinë sot, Kryetarja e Bashkisë apo kushdo qoftë, të më bëjë shtëpinë siç e kisha. Nuk dua lukse të tjera, dua vetëm shtëpinë që kisha?, thotë një prej banoreve.

?Ne jemi familja e dytë e dëmtuar, na ka shpëtuar Zoti, sepse na zuri e gjithë balta brenda. Presim që të na kalojnë lekët e rivlerësimit, se me çfarë do t?i bëjnë ne këto punë?, thotë një tjetër.

?Kur ra dheu herën e parë ne nuk e vlerësuam shumë, sepse na u duk sikur do të hiqej për pak ditë. Ishte sasi e madhe, siç është edhe sot sasi e madhe dheu?, shprehet banori tjetër.

?Javën e parë që ndodhi, ne ikëm fare nga shtëpia dhe tani kemi frikë se mos ndodh sërish e njëjta gjë, sepse dheu nuk është hequr, rrëshqitje ka akoma. Duam që kjo të zgjidhet sa më shpejt. Të paktën për fëmijët. Edhe jeta jonë është e shtrenjtë, por po mendojmë më shumë për ata?, thotë një banorja tjetër e prekur nga kjo ngjarje.

?Ma premtoi Kryeministri; Kjo punë do mbarojë, kushton ca, por do të mbarojë. Tani nuk dimë përse ka arritur deri këtu dhe nuk vazhdon. Duam të na dëmshpërblehet kjo që ka ndodhur, se përse ka ndodhur nuk e dimë. Fenomen natyror, apo njerëzor le të gjendet ku është e vërteta?, shton një tjetër.

Kryebashkiakja nuk i pret banorët, ndërsa specialistët e Zyrës së Urbanistikës thonë se është bërë sërish tenderi për përfundimet e punimeve të këtij projekti.

Qytetarja-Ne duam të takojmë kryetaren. Pse nuk do kryetarja që të na takojë? Siç na ka pritur ditën e parë, që na ka qarë hallin, të na presë edhe ditën e fundit...

Recommended