Kërkesa e Holandës për rikthimin e vizave, Gjosha: E paprecedent! Rama të gjejë zgjidhjen

  • 5 years ago
Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cilëson si një ngjarje të jashtëzakonshme dhe të paprecedent vendimin e Holandës që kërkon rikthimin e vizave për shqiptarët. Gjosha i bën thirrje Kryeministrit 'të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë'.

Deklarata për media, Klajda Gjosha
Jam sërish në këtë konferencë për shtyp për një ngjarje të jashtëzakonshme që prek sot të gjithë qytetarët shqiptarë dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë. Sot Parlamenti holandez ka votuar me 108 vota pro dhe 42 kundër për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, për shkak të kriminalitetit të lartë me origjinë shqiptare që ka shkaktuar një problematikë të madhe në vendin e tyre. Parlamenti më tej kërkon ti drejtohet Komisionit Europian që të miratojë këtë kërkesë, qoftë edhe vendosjen e vizave vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, dhe rikujtoj këtu që çdo vend i Bashkimit Europian, flas këtu për një procedurë të miratuar vite më parë, ka të drejtë t?i kërkoj Komisionit Europian rikthimin e vizave nëse atyre u cenohet siguria e tyre kombëtare. Dhe në këtë rast pikërisht bëhet fjalë për sigurinë kombëtare të tyre, për sigurinë e qytetarëve të tyre, për shkak të krimit të lartë, i cili tashmë është eksportuar nga pala shqiptare. Ky vendim i paprecendtë, të cilin e kam paralajmëruar shumë kohë më parë, që pas konkluzioneve të Këshillit në Qershorin e kaluar, po vendos në rrezik një të drejtë të qytetarëve tanë, të fituar 10 vjet më parë për të lëvizur të lirë në hapësirën Shengen.

I bëj thirrje Ministrit të Jashtëm, të komanduar në mënyrë antikushtetuese të mos merret më me targat dhe pasaportat diplomatike, por në mënyrë urgjente të kërkojë dialog me palën holandeze për të frenuar këtë fenomen, që mund të marrë përmasa të papërshkrueshme në debatin e ardhshëm të Këshillit, pra të vendeve anëtare. I bëj thirrje Ministrit të Brendshëm të ndalë menjëherë arrestimet e qytetarëve që protestojnë paqësisht në të drejtën e tyre, dhe të merret seriozisht me të gjitha instancat që ai drejton, për të luftuar krimin e organizuar që nuk ka destabilizuar tashmë jo vetëm Shqipërinë, por është prezent përtej kufijve tanë. I bëj thirrje të nisë urgjentisht bashkëpunimin me institucionet e rendit të Hollandës dhe të vendeve të tjera anëtare, për të goditur në partneritet këtë fenomen që po cënon rëndë të drejtat e të gjithë qytetarëve shqiptarë. I bëj thirrje Kryeministrit të ndalë arrogancën, memet, fyerjen dhe përçmimin që po i bën në mënyrë të përditshme Shqipërisë dhe shqiptarëve, të gjejë urgjentisht një rrugëdalje dhe zgjidhje për këtë vendim, i cili do të mbajë peng të ardhmen evropiane të Shqipërisë.

Të vetmen arritje që në fakt e gjeti gati qeveria Rama, sot po e zhbën për shkak të asaj ç?ka konfirmuar disa kohë më parë edhe vetë DASH, ku Shqipëria është kthyer tash...

Recommended