Report TV -Intervista /Maks Velo rrëfen lidhjen e tij me ‘Notre Dame’ në Paris

  • 5 years ago
Notre Dame de Paris, zonja jonë e Parisit. E gllabëruar nga flakët mbrëmjen e 15 prillit katedralja pariziene nuk është vetëm një monument simbol i kryeqytetit francez. Është një kryevepër me famë globale që përfaqëson Francën dhe Evropën në botë, epiqendër e sugjestioneve artistike dhe letrare, që përfaqësohen me imazhin e saj në botë. Arkitekti dhe piktori Maks Velo, për ?ReportTV? teksa e quan katedralen 850-vjeçare simbol të krishterimit, shpjegon edhe se si kjo katedrale do të rikthehet sërisht sikundër ka qenë.

Zoti Velo, mbrëmjen e 15 prillit katedralja 850-vjeçare ?Notre Dame? në Paris u gllabërua nga flakët. Por, sipas jush, çfarë ka humbur historia e Francës dhe ajo botërore nga ky zjarr?

Nuk besoj se ka humbur, sepse ajo do të restaurohet. Dy kullat kryesore të hyrjes nuk janë dëmtuar, është dëmtuar tërësisht çatia dhe një nga ato dritaret me vitrazhe, majtas. Mbrëmë u befasova, edhe për tre orë kam qëndruar duke parë deri sa u shuajt shkëndija e fundit. Ata thanë se arsyeja janë punimet e restaurimit, por mund të jetë edhe kjo, apo edhe ndonjë arsye tjetër, sepse ISIS ka thënë në një deklaratë para shumë kohësh, ka thënë që do të shkatërrojë Notre Dame dhe Ëestminster-in. Nuk e besoj se është punë e tyre, ndoshta kjo është diçka rastësore. Dëmi është i jashtëzakonshëm, por kupola nuk kishte afreske, ishte e gjitha me punë. Nuk është si kishat e tjera, që ka afreske deri lart. Nisi ndërtimin në vitin 1168, për 100 vite. U festua 550-vjetori, kishte gjatësinë 130 m me 48. Sigurisht, që gjatë gjithë kohërave ka pas shtesa. Ishte një qytet i tërë, aty shkonin çdo vit 15 mijë vizitorë. Kur shkojë radha ka qenë pa fund. Ndoshta ishte vepra më impresionuese në botë, së bashku me misterin e saj, realizimin teknik të jashtëzakonshëm, afresket edhe me një frymë jashtëzakonisht miqësore. Shpresoj që do të ribëhet, francezët janë specialistët më të mirë për restaurimet, se kanë shumë katedrale edhe shumë kisha. Janë 15 mijë katedrale në të gjithë Francën. Ata kanë specialistë edhe do të mobilizohen të gjithë, sepse është djegur vetëm pjesa e sipërme. Ka qenë një dhimbje shumë e madhe për mua.

Recommended