Lirohen 34 nga 37 protestues të opozites

  • 5 years ago
Gjykata e Tiranë ka liruar nga burgu 34 protestues të opozitës të cilët u arrestuan pas protestës së dhunshme të 13 Prillit zhvilluar para kryeministrisë dhe parlamentit. Ndërsa 3 prej tyre janë lënë në burg deri në përfundim të hetimeve. Seanca është zhvilluar më dyer të mbyllura , ndërsa në fund të saj Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi i cilësoi ata, të burgosur politik.

?Janë thjesht të burgosur politik për shkak se mbështesin PD. Edi Rama është duke vendosur një tjetër damë Shqipërisë, atë të burgosjes politike?.



Gjatë seancës prokurori kërkoi mbajtjen ne qeli ne 16 protestuesve, ndërsa për pjesën tjetër detyrim paraqitje,  për akuzat goditjes së punonjësit të policisë, shkatërrim prone dhe prishjen e qetësisë publike.

Recommended