Ekspozita /1000 vjet histori rome, studiuesi: Janë një komunitet transnacional

  • 5 years ago
Kultura nuk është pronë e disa njerëzve, por produkt i njerëzores. Mbi këtë univers romët janë një komunitet me tradita të pasura edhe kompleks kulturor, por të pashkruar, e cila qendërzohet tek familja. Profesor Ervin Kaçiu, i cili është studiues në Institutin e Antropologjisë Kulturore tregon se ai romët kanë ardhur në Shqipëri, por edhe se cila është jeta që ata bëjnë sot. Përpjekjet e romëve për të gëzuar të drejta të barabarta me shumicën është i vështirë kanë kaluar në pengesa sociale, kulturore, ekonomike edhe politike. Në Shqipëri, vetëm pas komunizmit janë bërë përpjekje nga organizma për të krijuar nga vet Romët dhe organizma ndërkombëtare. Studimet akademike rome dhe të dhënat antropologjike tregojnë se minoriteti romë e ka origjinën e largët 1000-vjeçare nga pjese veriore e Indisë së sotme (Koinova.2000).

?Ka studime të ndryshme historiografike për romët në Evropë, ndërsa në Shqipëri, duke iu referuar Has Luk, romët supozohet që të kenë ardhur në vitet 1600. Por ne nuk kemi shumë studime për ta, e në mënyrë të veçantë, ata janë anashkaluar tërësisht edhe gjatë periudhës komuniste. Kryesisht më shumë për këtë ka pasur studime nga organizatat. E kjo ka bërë që mos të kemi studime të thelluara sa i përket kësaj pakice. Romët mund t?i konsiderojmë më shumë një komunitet transnacional, sesa një komunitet që është i lidhur me idenë e kombit, që udhëhiqet prej idesë së formimit të një shtet kombi. Ka pasur studime mbi origjinën e tyre, e në bazë të këtyre rezulton që origjina e tyre të jetë nga India, nga një zonë në Veri të Indisë. Por nga ana tjetër, prej momentit që është zbuluar origjina e tyre nuk ka nxitur artikulimin e nevojës për të krijuar një shtet të tyre, ose nuk i ka orientuar drejt Indisë (në këtë rast) që të njihen nga ky shtet apo që të merren në mbrojtje përsa konsiderohen një shtet i origjinës. Kjo për arsyen e thjeshtë, se vendosja e tyre në Evropë është aq e hershme, saqë e vështirë që të ketë kultivimin e një vetëdije për shtetin e origjinës?, shprehet studiuesi Ervin Kaçiu.

Romët u vendosën në Shqipëri nga shekulli XIII deri në shekullin XV. Shpeshherë numri i tyre në Shqipëri ka qenë objekt diskutimi. Censusi i vitit 2011 identifikoi 8301 romë, ndërkohë që shifra të tjera flasin për 18 276. Ndërsa, sipas organizatave civile 80.000-120.000 romë. Ky grup etnik është i shpërndarë në të gjithë kontinentin. Ndërsa mendohet se janë rreth 10-12 mln në total . As për ruajtjen e gjuhës së tyre nuk ka një sistem të standardizuar

Recommended