Report TV - Protesta simbolike, të rinjt e FRPD-së para Kuvendit: Shesim mandate deputetësh

  • 5 years ago
Më 13 prill (të shtunën) opozita joparlamentare proteston kundër qeverisë. Një protestë që ndryshe nga tetë të tjerat do të nisë mbasdite në orën 18:00 dhe ende nuk dihet nëse ka ndonjë plan për të qëndruar edhe gjatë natës para kryeministrisë. Një protesë simbolike po mbahet edhe sot, e cila i është lënë në dorë të rinjve të Forumeve Rinore të Partisë Demokratike dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim.Të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike janë vendosur para Parlamentit, teksa brenda tij u betuan tre deputetë të rinj nga listat e kandidatëve vijues në listat zgjedhore të Partisë Demokratike në zgjedhjet e 2017-ës.

Të rinjtë kanë ngritur stenda para Kuvendit, dhe në mënyrë simbolike thonë se shesin mandate. Sipas opozitës joparlamentare, deputetët e rinj që po plotësojnë Parlamentin, janë të blerë nga mazhoranca.

"Shesim mandate deputetësh, kanë mbetur dhe nja 37 emra pa mbushur, duke qenë se po zgjat ky proces dhe po bëhet në fshehtësi, dolëm haptazi t'i blejmë", tha duke ironizuar një prej të rinjve.

Recommended