Rreze Dielli 10 Prill 2019 - Të Gatuajmë me Znj. Vjollca P2 Jahni me mish dhe patëllxhanë

  • 5 years ago
Jahni me mish dhe patëllxhanë

Përbërësit:
500 gr mish
2 kokrra qepë
2-3 domate
1 lç piper të kuq
800 gr patëllxhan
3 thelpi hudhër
kripë+ piper të zi
dafinë
vaj ulliri
majdanoz

Përgatitja:
Presim mishin në kubikë të mëdhenj dhe e kaurdisim në vaj sat ë ndryshojë ngjyrë. Shtojmë dhe qepën e prerë në kubikë të vegjël dhe vazhdojmë kaurdisjen deri sa qepa të zbutet. Më pas shtojmë domatet ose domaten në kuti, piperin e kuq, kripë e piper të zi e dafinë. I lëmë të marrin valë nëse domatja është e freskët dhe e lëmë të valojë për 10 minuta. Shtojmë pak ujë sa të mbulohet mishi dhe e lëmë të ziejë deri sa mishit ë jetë poyhuajse i zier.
Presim patëllxhanët në kubikë mesatarë, i spërkatim me pak kripë e vaj dhe i pjekim në furrë gjatë kohës që mishi zien.
Më pas i shtojmë në tenxhere dyhe i lëmë të ziejnë së bashku. Shtojmë hudhër deri sa të jenë zier plotësisht patëllxhanët dhe mishi. Në fund shtojmë pak majdanoz dhe e servirim të ngrohtë. Shënim: Patëllxhanët mund ti pudrosim me miell dhe ti skuqim pak e më pas i shtojmë në tenxhere. I japim një valë së bashku me mishin. Zgjedhja është e juaja.

Recommended