Tempora - Kush është Rudina Hajdari?
  • 5 years ago
#rtvora #tempora

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/4FPDUs0opMA

Emri i saj ka krijuar shumë zhurmë, që prej vendimit për të thyer vendimin e Partisë Demokratike për të mos dorëzuar mandatin e deputetes, të cilin e siguroi nga përfshirja në listat në zgjedhjet e 25 qershorit të 2017.

Rudina Hajdari u rendit e treta në listën e qarkut Tiranë, pas kryedemokratit Basha dhe Oriola Pampurit,duke siguruar kështu mandatine parlamentares.

Por kush është Rudina Hajdari?

Rudina Hajdari është vajza e Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari. Ajo ishte vetëm 10 vjeç në kohën kur iu vra i ati në atentatin e 12 shtatorit 1998.

Rudina Hajdari u largua drejt SHBA-së, në vitin 2002, kur ajo ishte vetëm 14 vjeçare. Në SHBA zonja Hajdari kreu të gjithë ciklin e arsimimit ku dhe është diplomuar për shkenca politike.

Pas përfundimeve në Bachelor, në SHBA, ajo ka vazhduar studimet master në Mbretërinë e Bashkuara, ku thotë se ka arritur të mbyllë studimet me rezultate të shkëlqyera. Ishin këto rezultate që i kanë siguruar një bursë studimi në Universitetitin e Kolumbias në SHBA, i radhitur si një nga 10 Universitetet më të mira në botë.

Në vitin 2009 Rudina Hajdari punoi në administratën publike në Shqipëri, në kohën kur vendi qeverisej nga Sali Berisha. Por vetëm pas një viti ajo u largua përsiri drejt SHBA-së ku punoi për më shumë se dy vitesh në Kongresin Amerikan, pranë sektorit të Marrëdhënieve me Jashtë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kush-eshte-rudina-hajdari

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended