Piktori i filmave ekspozon 60 tablo, Basha: Kinematografinë shqiptare e shikoj me shumë dhimbje

  • 5 years ago
?Impenjim dhe ngjyra?. Ky është titulli i ekspozitës vetjake të piktorit Arben Basha me rreth 60 tablo, të cilat janë realizuar rreth 10-vjeçarit të fundit. Për ?ReportTV? artisti rrëfen disa nga tematikat, që gjatë punës së tij e kanë bërë që të reflektojë, duke i kthyer në pikturë. Në një nga ciklet që piktori ekspozon sjell problematikën e Ballkanit, që shpeshherë është konsideruar një fuçi baroti për shkak të grindjeve që kanë popujt e Ballkanit. Të tjerët më tej i kushtohen pranverës së mbrapshtë të ?97, Luftës së Kosovës, por pa munguar si përherë edhe peizazhet e realizuara në natyrë dhe 9 grafika të realizuara gjatë viteve të shkollës.

?Veç këtyre jam frymëzuar edhe nga një shprehje e Nënë Terezë, që thotë ?Njerëzit nuk kanë nevojë për mëshirë, por për buzëqeshje?. Këto fjalë edhe mendime, ty të ngrenë një problematikë, që ti përpiqesh që ti realizosh në anën figurative. Po ashtu edhe peizazhet e vendit, atdheut tonë, që është shumë i bukur edhe pse nuk jemi në ato nivele, social-kulturore që duhet që të ishte Shqipëria. Në këtë kuptim është impenjimi, ndërsa ngjyra është mjeti, teknika, që shpeshherë ka piktura që kanë në qendër anën koloristike?, shprehet piktori Arben Basha.

Derisa arrin në fund të një pune, për të është luftë shumë e madhe, sepse jo çdo telajo që merr edhe e vendosë në kavaletë mund të kthehet në pikturë.

?Unë bëj dy lloj pikturash, një e bëj në natyrë, sepse më pëlqen, më jep një shpirt, një gjendje që nuk ma jep dot studioja. Unë jam i lidhur me natyrën, sikundër ka qenë Anteu. Natyrën e kam pasur udhërrëfyesen time?, tregon piktori.

Përreth 30 vite Arben Basha ka qenë edhe piktor i shumë filmave, të cilët janë realizuar në ish-Kinostudio, si ?Nëntori i dytë?, ?Muri i gjallë? apo?Përrallë nga e kaluara?.

Recommended