RTV Ora - Ambasadorja Schütz: Situata ekonomike në Shqipëri është përkeqësuar
  • 5 years ago
#rtvora
Kriza politike, korrupsioni dhe siguria ligjore janë disa nga faktorët që kanë ndikuar në përkeqësimin e situatës ekonomike në vend. Gjatë prezantimit të anketimit mbi ecurinë ekonomike për vitin 2019 ambasadorja gjermane u shpreh se në krahasim me 2018 ekonomia paraqitet më keq.

Bizneset gjermane e vlerësojnë në përkeqësim situatën ekonomike në Shqipëri gjatë vitit 2019. Ambasadorja gjermane, Susanne Schütz, gjatë prezantimit të anketimit, theksoi se 51% e bizneseve janë pesimistë për ecurinë e ekonomisë gjatë këtij viti dhe kjo lidhet me emigrimin e lartë të punonjësve të kualifikuar.

Susanne Schütz: "Në tërësi, për fat të keq këtë vit konstatojmë një përkeqësim të situatës ekonomike. Pak më shumë se 50 % e bizneseve e vlerësojnë me keq situatën ekonomike në Shqipëri, ndërkohë që vitin e shkuar ishin 39%. Pritshmëritë ekonomike të sipërmarrjeve janë trazuar dukshëm, nga 36 % vitin e shkuar në 13 për qind këtë vit. Ne jemi përqendruar te fenomeni i emigrimit që është një vështirësi e shtuar për bizneset. Nëse punonjësit e kualifikuar emigrojnë kjo nuk është vetëm një perceptim pasi kjo ndikon ndjeshëm në ekonomi."

Drejtori i Dhomës gjermane të Industrisë dhe Tregtisë e lidh këtë perceptim me krizën politike si dhe me sigurinë ligjore dhe korrupsionin

Bledar Mankollari: "Bizneset përceptojnë një rënie të madhe në stabilitetin politik e sociale dhe marrin një notë shumë negative. Ndryshimi më i madh është midis 2018 dhe 2019."

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ambasadorja-schutz-situata-ekonomike-ne-shqiperi-eshte-perkeqesuar-ne-krahasim-me-vitin-e-kaluar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended