Tiranë, Rama - Manastriliu inspketojnë punimet te Spitali i Ri i Kirurgjisë

  • 5 years ago
Në Qendrën Spitalore Universitare ?Nënë Tereza? po vijon puna për ndërtimin e Spitalit të ri të Kirurgjisë, Spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme dhe Pediatrinë.

Kryeministri Edi Rama, së bashku me ministren Manastirliu, inspektuan punimet për ndërtimin e spitalit të ri të Kirurgjisë, i cili parashikohet të përfundojë në muajin qershor.

?Është një investim i qeverisë shqiptare nëpërmjet kredisë së Bankës së Këshillit të Europës, i cili përfundon në maj-qershor të këtij viti për spitalin kirurgjikal. Këtë vit kemi alokuar nga buxheti i shtetit 3.8 milion dollarë për të mobiluar të gjithë hapësirat e nevojshme për të filluar puna sa më shpejt,? u shpreh ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

Në kuadër të Paktit për Universitetin, po ndërtohen 11 salla studimi për studentët e mjekësisë.

?Ashtu siç e kemi premtuar në Paktin për Universitetin ne po krijojmë standarde jo vetëm për pacientët, por duke qenë se QSUT është Spital Universitar, jemi përpjekur që në të gjitha projektet e zhvillimit të Qendrave Spitalore Universitare, përfshirë këtu sigurisht ?Nënë Terezën?, Maternitetet, Spitalin ?Shefqet Ndroqi? dhe Traumën të kemi hapësirat e nevojshme që studentët të mund të kryejnë në kushte cilësore mësimin. Ndaj do të ketë salla leksionesh, ku studentët, bashkë me profesorët e tyre, mund të kryejnë procesin e mësimdhënies dhe ambiente të tjera,? u shpreh Manastirliu.

Recommended