Nuk do te vendoset regjimi i vizave per Shqipërine

  • 5 years ago
Ministri holandez, Mark Harbers, në një konferencë për shtyp është shprehur se qeveria holandeze nuk do të mbështesë kërkesën e disa partive për vendosjen e regjimit të vizave me Shqipërinë. Zyrtari i lartë deklaroi se Shqipëria duhet të parandalojë emigracionin e paligjshëshëm si dhe të rrisë bashkëpunimin me për parandalimin e krimit të organizuar.
Mark Harbers, ministër për Migracionin e Holandës: Qëndrimi zyrtar i qeverisë holandeze është që ne të mbajmë sistemin pa viza për shqiptarët që të mund të udhëtojnë në Shengen apo BE. Nga ana tjetër ne jemi duke monitoruar, duke lexuar me imtësi çdo raport monitorimi, por falë edhe përpjekjeve të BE-së dhe të qeverisë shqiptare, jemi të mendimit që po ecim në drejtimin e duhur dhe duhet të ruhet sistemi pa viza.
Gjatë këtyre ditëve disa parti holandeze kanë kërkuar rikthimin e vizave për shqiptarët pasi e shohin si të vetme mundësi për të frenuar fenomenin e krimit organizuar shqiptar në këtë shtet. Nga ana tjetër ministri iu bëri thirrje shqiptarëve që mos aplikojnë për azil politik në shtetin holandez pasi nuk kanë asnjë shans ta përfitojnë. Ndërsa zëvendës ministria Voda, u shpreh se qeveria shqiptare ka hartuar një plan masash për parandalimin e fenomenit të azilit, teksa e cilësoi Shqipërinë një vend të sigurt.

Recommended