RTV Ora - Vlorë, bombë me telekomandë në një zyrë përkthimi

  • 5 years ago
#rtvora
Një pako me eksploziv është gjetur në një zyrë përkthimi përballë gjykatës së Vlorës. Mësohet se lënda shpërthyese ishte montuar në derën e zyrës së përkthimit, të Eleni dhe Orest Zhupa. Dyshohet për bombë me telekomandë pas sasia e eksplozitiv ishte e lidhur me një telefon,

Zyra ndodhet në katin e dytë të një ndërtese ku ndodhen disa zyra noteria dhe përkthimi. Zyra është e mbyllur ndërsa zyra të tjera ndodhen në katin e parë.

Gazetarja Jerola Zijaj në një lidhje të drejtpërdrejtë nga Vlora deklaroi: Drejtoria e Policisë së Vlorës ende vijon të ruajë perimetrin e sigurisë në godinën ku u gjet një sasi lënde eksplozive. Sasia e ekslozivit ishte e ngjitur me një telefon, duke përbërë këtu një bombë me telekomandë. Kjo është një zonë shumë e populluar për shkak edhe të punimeve përgjatë bulevardit Vlorë-Skelë. Është një prej dy akseve më funksionale dhe me numrin më të madh të automjeteve që qarkullojnë. Janë sekuestruar kamerat e sigurisë pranë objekteve që ndodhen pranë zyrës ku është gjetur edhe sasia e eksplozivit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vlore-eksploziv-ne-nje-zyre-perkthimi

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended