Meta: S'jam i kënaqur me situatën politike në vend, shpresoj një kthesë 180 gradë

  • 5 years ago
Nga Kopenhagen, presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën politike në Shqipëri. Në fjalën e tij, Meta u shpreh se nuk është aspak i kënaqur me zhvillimet e fundit politike në vend. Ai tha se shpreson që situata të marrë një kthesë 180 gradë, sa më shpejt të jetë e mundur.

"S?e fsheh dot faktin që nuk jam i kënaqur me situatën aktuale, për të cilën shpresoj të marrë një kthesë 180 gradëshe të arsyeshme sa më shpejt të jetë e mundur dhe më mirë herët, se sa më vonë, duke pasur parasysh gjithashtu rolin shumë të rëndësishëm që Shqipëria duhet të luajë në rajonin e Ballkanit Perëndimor, si një faktor vendimtar për të forcuar stabilitetin dhe sigurinë rajonale". tha Meta.

Kreu i shtetit ishte pjesë dhe përshëndeti si i ftuar nderi mbledhjen e Byrosë së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, që po zhvillohet në Kopenhagen të Danimarkës.

Recommended