Stop - Berzhite, apeli i “Stop” e “Fundjave ndryshe” per familjen e Fadil Hoxhes! (05 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Emisioni ?Stop? dhe ?Fundjavë ndryshe? janë ndalur në fshatin Mihanjas të njësisë Bërzhitë, në familjen e Fadil Hoxhës.

?Sot kemi udhëtuar drejt fshatit Mihanjas në Njësinë Administrative Bërzhitë, rreth 35 kilometra larg qytetit të Tiranës. Pas informacioneve të ardhura në redaksinë e emisionit ?Stop?, kemi ardhur të takojmë familjen e zotit Fadil Hoxha. Teksa jemi në vitin 2019 dhe modernizimi ka mbërritur në Tiranë, këtu duket se jemi ende shumë vite pas, me izolim dhe shtëpi gjysmë të rrënuar?, thotë gazetarja e ?Stop?.

Fadili ka 3 fëmijë nga 16 në 9 vjeç. E gjitha familja jeton me ndihmë ekonomike prej 5 700 lekësh të reja. Gruaja e Fadilit vuan nga epilepsia dhe nuk trajtohet me asnjë kurë. Shtëpia e familjes Hoxha është pjesërisht e shembur dhe nga momenti në moment rrezikon të shembet e tëra.

?Burrin e kam me zemër, vajzën me zemër, kushte s?kemi, të ardhme s?kemi, vetëm 50 mijë lekë që i kam marr në komunë. Ujin e mbush me krah, rrobat i laj të gjitha me duar. Duan 4-5 ditë të teren. Ka raste që kalamajtë kanë rënë pa ngrënë. I mbështjell kalamajtë me batanije, rrini sot se do hamë nesër? Nuk e dua më këtë jetë kështu. Kushdo të mundet, të vejë dorën në zemër, vetëm për fëmijët se unë nuk dua gjë. Vetëm për fëmijët, të jetojnë fëmijët e mi. Të kenë fëmijët një shtëpi të paktën, ose ndonjë çadër, nuk po themi kushte më të mira, vetëm një çadër të rrinë kalamajtë, se po na zë shtëpia brenda?, thotë bashkëshortja e Fadilit, nënë e tre fëmijëve.

Ndërsa njëri prej fëmijëve thotë se në shtëpi ?hyjnë gjarpërinjtë dhe këtu në dimër është shumë ftohtë?.

Familja ka frikë te flejë brenda, kur bie shi, apo fryn erë e fortë. Vetë Fadil Hoxha thotë se e kanë shumë problem banesën ku jetojmë, pasi gjysma e banesës është e rrënuar, e shembur.

?Kemi pas shumë frikë gjatë të shtunës, kur ishte ajo era e madhe se binin tjegullar dhe muret. Ajo nuk mban më. Shtëpia na është shembur, këtu na rrezikohet jeta, këtu nuk jetohet më në këtë shtëpi. Kalamajtë kanë shumë frikë për të ndenjur, për të fjet këtu. Ne kemi fjet të gjithë natën jashtë kur ishte era, nuk kemi çfarë të hamë, çfarë të veshin kalamajtë, rroba s?kemi.?

?Stop? dhe ?Fundjava? bëjnë apel për të ndihmuar këtë familje. Drejtuesi i Emisionit ?Stop?, Saimir Kodra thotë se kanë filluar punimet për të ndërtuar një shtëpi tjetër, por ka nevojë akoma për ndihmë. ?Familja vetë ka nevojë akoma për çfarë të keni dhe çfarë të mundeni për të ndryshuar të gjithë jetën e saj.?

Recommended