BE: Palet te dialogojne per te zgjidhur krizen

  • 5 years ago
Pasi Drejtoresha për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian Genoveva Ruiz Calavera takoi Kryeministrin pasditen e së enjte dhe përfaqësues të opozitës këtë të premte, Delegacioni Europian në Tiranë u bëri apel palëve për dialog për zgjidhjen e krizës politike. Ne llogarinë e tij zyrtare në Twitter, delegacioni u kërkon të bëhen bashkë për të mirën e vendit.

"Është koha që të palët politike të bëhen bashkë për të mirën e përbashkët të vendit. Ruiz Calavera u takua me përfaqësues të partive opozitare për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në Shqipëri përpara raportit vjetor të Komisionit të 2019".

Gadishmëria e Kryeministrit për të nisur dialogun u shpreh menjëherë pas apelit të delegacionit. Po nga rrjetet sociale ai përsërit qëndrimin që mbajti në Parlament, se është gati të ulet për reformën zgjedhore ku opozita e larguar nga Kuvendi do të ketë status të barabartë.

"Plotësisht dakord me delegacionin e BE:Koha që palët të dialogojnë! Reforma Zgjedhore, vota e emigrantëve, votimi/numërimi elektronik,penalitetet e reja për shitblerjen e votës, duhet të na bëjnë bashkë. Kush iku nga Kuvendi, ka ende vend në tryezën e reformës me status të barabartë".

Nuk ka ende asnjë reagim nga opozita pas miratimit në kuvend të paketës "Gjiknuri", që i jep mundësi  në Komisionin e Posaçëm të Reformës Zgjedhore partisë më të madhe të opozitës të ketë hapësirën e saj për të bërë propozime për amendimin e Kodit Zgjedhor.  Reforma Zgjedhore është vendosur si kusht për çeljen e negociatave dhe Calavera vjen në Tiranë në këtë vizit?7 dy ditore për t?u njohur me qëndrimet e palëve për situatën politike në Shqipëri përpara përgatitjes së raportit të vitit 2019.

Tv Klan

Recommended