Antikorrupsioni ndalet në Durrës, Gjonaj: 9 masa disiplinore

  • 5 years ago
Ministria e Drejtësisë, Etilda Gjonaj bëri publike masat e marra nga kontrollet e Task Forcës Antikorrupsion. Etilda Gjonaj tha se Task Forca është ndalur në Drejtorinë Rajonale të Mjedisit në Durrës, ku janë konstatuar shkelje në lidhje me lejet mjedisore.

Si pasojë e shkeljeve Gjonaj tha se janë rekomanduar 9 masa disiplinore përfshirë drejtorin e Agjensisë rajonale mjedisore Durrës në detyrë dhe drejtorin e komanduar të agjencisë.

Po ashtu minstrja njoftoi edhe tre masa disiplinore në burgun e Fushë-Krujës për tre punonjës që akuzohen për shpërdorim detyre.

"Gjatë javës së kaluar, Task Forca Antikorrupsion ka vijuar kontrolle dhe inspektime në institucionet e administratës publike dhe zyrat që ofrojnë shërbime për qytetarët.

Pas një denoncimi të kryer të platformën e bashkëqeverisjes shqiperiaqeduam.al Task Forca Antikorrupsion ka kryer një kontroll të detajuar pranë Agjencisë Rajonale të Mjedisit Durrës (ARMD), lidhur me respektimin e kërkesave ligjore në ushtrimin e funksioneve rregullatore për lejet e mjedisit, dhënien e lejeve mjedisore, monitorimin e gjendjes së mjedisit, vlerësimin e ndikimit në mjedis, parimin e përgjegjësisë mjedisore, si dhe kontratat e lidhura në përfundim të procedurave të prokurimit.

Recommended