Vllaznia reagon per incidentin

  • 5 years ago
Vllaznia nuk e ka ende të qartë se cfarë vendimi duhet të marrë pas kërcënimeve që morën zyrtarët një ditë më parë për aktivizim të futbollistëve të caktuar. Ngjarja solli edhe ndërprerjen e seancave stërvitore. Në një deklaratë, klubi shkodran shkruan se vendimin do ta marrin bashkë me tifozët.

"Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t?i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik. Duket se mungesa e denoncimit të personave që kanë bërë kërcënimin do të ndikojë në ekip teksa ende nuk ka një padi apo edhe hetim kryesisht nga Prokuroria e Shkodrës".

Një ditë më parë seanca stërvitore e Vllaznisë u ndërpre me urdhër të kryetares së Bashkisë, Voltana Ademi, në cilësinë e presidentes së klubit, pasi stafi teknik dhe drejtues në klub kishin marrë kërcënime. Edhe në muajin Shkurt të vitit 2018 dy persona sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili për disa kohë lëvizi në qytetin e Shkodrës dhe zhvilloi seancat stërvitore i shoqëruar nga dy oficerë policie.

Tv Klan

Recommended