Zaev: Maqedonia do të kontribuoj në rajon edhe si anëtare e re e NATO-s

  • 5 years ago
Maqedonia e Veriut është e gatshme të kontribuojë për paqen në rajon si anëtare e re e NATO-s. Kështu ka deklaruar kryeministri Zoran Zaev, në debatin me temë ?Rruga drejt Brukselit? të organizuar nga Këshilli Euroatlantik. Para ambasadorëve të vendeve anëtare të Aleancës, kryeministri Zaev, nënvizoi se vendi i 30 anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut, dëshiron të kontribuojë jo vetëm në misionet e NATO-s por edhe në strukturat e saj. Millan Jazbec, ambasador për kontakte me NATO-n, në Maqedoni ka nënvizuar se me ritmin që shtetet anëtare të NATO-s, po miratojnë protokollin, vendi mund të jetë anëtare e 30, deri në fund të këtij viti.

Recommended