Stop - Vjedhja e celularit ne autobus, Stop e gjen e ia kthen te zotit! (02 prill 2019)

  • 5 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD; Pak ditë më parë emisioni ?Stop? transmetoi ankesën e nje qytetari i cili tregoi vjedhjen e celularit në linjën e autobusëve Kristal-Babrru. Bëri kallzim në komisariatin numër 3, por pas 6 muajsh nuk mori një përgjigje. Pas transmetimit në ?Stop?, personi, që e kishte marrë e dorëzoi objektin pranë redaksisë dhe celulari shkoi sërish në dorën e të zotit.

Gazetarja: Vendi ku ndodhemi sot është një stacion autobusi i linjës Kristal-Babrru. Në një prej autobusëve të kësaj linje ka ndodhur një vjedhje telefoni më 1 Shtator 2018.

Altin Dajlani: Në atë moment i drejtohem fatorinos dhe i them më ka humbur telefoni. Ai thotë që ka kamera në autobus dhe më thotë që nesër mund ta japim videon. Iu drejtova komisariatit nr. 3 pikërisht sepse ndodhesha në atë zonë dhe bëra denoncim bashkangjitur me videon, por që prej asaj kohe kanë kaluar 5,5 muaj-6 muaj dhe unë nuk kam marrë asnjë përgjigje.

Pas transmetimit në ?Stop?, personi që e kishte marrë e dorëzoi objektin pranë redaksisë dhe celulari shkoi sërish në dorën e të zotit Altin Dajlani.

Gazetarja: Telefoni juaj është dorëzuar në redaksinë e emisionit ?Stop?.

Denoncuesi: Ju falënderoj për punën që keni bërë. Atë që nuk bëri Policia e Shtetit për 6 muaj, ju e bëtë për 3 ditë.

Recommended