RTV Ora - Basha: Të zbardhen vrasjet në Shkodër, ose shteti ka dorë

  • 5 years ago
#rtvora
Kreu i partisë demokratike, Lulzim Basha në një takim me banorët e Shkodrës dhe Koplikut u ndal tek çështja e sigurisë së qytetit, nga ku kërkoi që vrasja e dy vëllezërve Bilali të zbardhet sa më shpejt.

Kreu demokrat e quajti të papranueshëm qëndrimin e policisë, që sipas tij po thotë se bandat po hanë kokën me njëri-tjetrin dhe mos zbardhja e ngjarjes do vërtetonte se ka gisht shteti.

Basha: Bandat po hanë kokat e njëri-tjetrit kjo është përgjigjja që jep policia, po policia për çfarë paguhet. Edhe vrasjet duhet të zbardhen sepse aty ka edhe njerëz të përfshirë në mënyrë të pafajshme. Kjo nuk mund të vazhdojë më kështu, ose përndryshe ka gisht shteti, nuk ka rrugë tjetër. Drejtësi nuk ka, mundësi nuk ka dhe kjo i ka sjellë njerëzit në dëshpërim.

Kryedemokrati Basha gjithashtu deklaroi se largimi i Edi Ramës dhe bandës së tij është emergjencë kombëtare, pasi është sipas tij është i lidhur me krimin dhe duhet shtuar siguria në vend.

Basha: Ai është një njeri i mbaruar. Regjimi i Ramës politikisht ka marrë fund në sytë e shqiptarëve, në sytë e botës, por beteja jonë është më shuëmse largimi fizik i cili do të vijë shumë shpejt. Me Edi Ramën nuk ka përparim, nuk ka zhvillim, nuk ka Europë, ndaj largimi i tij është emergjence kombëtare.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-te-zbardhen-vrasjet-ne-shkoder-ose-shteti-ka-dore

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended