Babai dhe xhaxhai përcillen për në banesën e fundit, Astmer Bilali mbërrin në ceremoninë e varrimit

  • 5 years ago
Rreth orës 15:00 të ditës së sotme u përcollën për në banesën e fundit dy vëllezërit Astrit dhe Ibrahim Bilali, të cilët mbetën të vdekur gjatë një atentati të ndodhur dje në Shkodër.

Nën masa të forta sigurie në ceremoninë e varrimit ka qenë edhe djali i Astritit, Astmer Bilali i cili vuan dënimin në burg si pjesë e grupit Bajri.

Ish-kampioni i boksit Bilali akuzohet nga prokuroria e Krimeve të Rënda për pjesëmarrje në grup kriminal dhe ?Përcaktim të rezultateve në garat sportive?.

Vrasja e dyfishtë e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër tronditi të gjithë vendin.

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj shkoi në vendin e ngjarjes nga ku bëri të ditur edhe shkarkimin e kreypolicit të Shkodrës Vehbi Bushati i cili do të zëvëndësohet nga një prej drejtuesve kreysorë të Policisë së Shtetit, Niko Brahimaj.

Recommended