Report TV Ekskluzive / Gjyqtarët e emëruar nga KLD-PD që kanë futur në krizë 13 gjykata
  • 5 years ago
Trembëdhjetë kryegjyqtarë, të emëruar nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, nën influencën e plotë të Partisë Demokratike, kanë futur sot në krizë gjykatat më të rëndësishme në Tiranë dhe rrethe, për shkak se nuk mundën të kalonin rrjetën e trefishtë të Vetingut. Krerët e gjykatave janë emëruar në harkun kohor 2008-2016, me vendime të Këshilli të Lartë të Drejtësisë, i kontrolluar nga Partia Demokratike, fillimisht përmes ish-presidentit Bamir Topit, ndërsa më pas përmes Bujar Nishanit si dhe tre anëtarëve të KLD, të emëruar nga Kuvendi, me votat e PD, në bazë të nenit 3 të ligjit nr. 8811, datë 17.5.2001, për KLD. Shtatë kryetar gjykatash, të shkarkuar nga Vetingut për shkak se nuk justifikonin dot pasuritë, janë emëruar në vitin 2014 nga KLD, nën drejtimin e Bujar Nishanit.

Ata janë kreu i Gjykatës së Shkodrës Arben Zefi, kreu i Gjykatës së Korçës Admir Belishta, kreu i Gjykatës së Apelit Civil Durrës Petrit Çeno, kreu i Gjykatës Kurbin Alfred Gjoni, kreu i Gjykatës Berat Agron Vavla, ?kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë Alma Liçaj si dhe kryetarja e Gjykatës së Apelit Civil Korçë Entela Prifti. Katër krerë gjykatash janë emëruar në vitin 2016 nga KLD, po nën drejtimin e Bujar Nishanit. Ata janë kreu i Gjykatës Përmet Pashk Gjaci, kryetari i Gjykatës Tropojë Dritan Seci, kreu i Gjykatës së Pukës Izet Kadana si dhe kreu i Gjykatës së Apelit Tiranë Hysni Demiraj. Ndërkaq, kryetari i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, Alltun Çela, i shkarkuar gjithashtu nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, është emëruar nga KLD në vitin 2008, nën drejtimin e ish-presidentit Bamir Topi.
Recommended