Rama krah Dakos në Durrës: Gjushi ju rrahu dhe kur ishit në qeveri...Niçja ishte me ju!
  • 5 years ago
Pa dhënë një emër të kandidatit zyrtar për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, kryeministri Edi Rama, nga qyteti i Durrësit, vlerësoi punën e kryebashkiakut aktual Vangjush Dako, ndërsa nuk ndali as sulmet për opozitën dhe akuzave prej tyre për shit-blerje të votave. Pas një fjale të gjatë në takimin me qytetarët e Durrësit në kudër të turit "Bashkia që Duam", kryeministri Edi Rama i doli në krah Dakos për punën e bërë për qytetin e Durrësit.

Akuzave të opozitës se Dako ka bashkëpunuar me kriminelë për të vjedhur vota, Rama ju përgjigj duke kujtuar fitoret që Vangjush Dako ka marrë edhe kur në qeveri ka qenë Partia Demokratike.

Niçja - tha Rama - ishte i juaji, Niçja dhe shumë të tjerë - theksoi ai - duke ju referuar të burgosurve që sipas tij, PD-ja i nxirrte nga burgu para zgjedhjeve për të terrorizuar qytetarët, aq sa partitë nuk çonin dot as komisionerët në qendrat e votimit. Përmendi qytetin e Shijakut si zonë të nxehtë kur pushtetin e kishin të djathtët.

Emri i Dakos u përmend në përgjimet e Prokurorisë, në investigimin e Zërit të Amerikës që thoshte se Dako e falënderonte një prej të arrestuarve të grupit të drogës ?Avdylajt? e Shijakut, ?Nicen? për mbledhjen e votave.

Vetë Vangjush Dako shprehu dëshirën për të punuar akoma më shumë për Durrësin, por emri i tij nuk pritet të jetë më kandidat për kryebashkiak pasi Partia Socialiste ka vendosur të mos rikandidojë kryebashkiakët që kanë 3 mandate njëri pas tjetrit. Nga takimet e mëparshme të turit "Bashkia që Duam", kreu i qeverisë ka preznatuar edhe kandidatët, por Rama la ende mister emrin e personit që do të vihet në garën elektorale të 30 qershorit 2019 për Bashkinë e Durrësit.

Gjatë fjalë së tij, shefi i mazhorancës tha se votën e ka marrë për të qeverisur dhe jo për të çuar në pushtet Lulzim Bashën. Nuk la pas ironitë për kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi të cilën e quajti fallxhore që ka shtyrë Lulzim Bashën drejt djegies së mandateve. Ndërsa tha se qëllimi i vërtetë i opozitës përmes këtij akti ekstrem, është që të marrë gjithë qeverinë.
Recommended