Report TV - Pamjet me dron, protestuesit 'masin' forcën me policinë
  • 5 years ago
Ndërsa kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mban fjalë para Kuvendit, protestuesit kanë bërë tentativën e radhës për të çarë kordonin e policisë në hyrje të Parlamentit. Ndërsa Basha mban fjalim, ish-deputetë të opozitës, FLamur Noka, Edi Paloka, e të tjerë, udheqin simpatizantët për të vijuar përplasjet, shtyrjet trup më trup me efektivët e policisë. Nga përplasjet e vazhdueshme ka pasur disa protestues të lënduar, ndërkohë edhe disa efektivë të policisë janë parë teksa tërhiqen nga kordoni për shkak të goditjeve të marra gjatë skenave të tensionit.
Recommended