Report TV - Vorë, shërbim 24 orësh dhe ambulancë në dispozicion për emergjencat
  • 5 years ago
Qendra e re Shëndetësore Vorë do të përfundojë brenda muajit maj, për të ofruar një standard të ri shërbimi për 36 mijë banorët e kësaj Bashkie. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu inspektoi punimet që po kryhen në këtë qendër, e cila do të ofrojë shërbim 24 orë për banorët e kësaj zone.

?Nga një qendër e degraduar ndër vite, qytetarët e Vorës do të kenë një qendër model me shërbim 24 orë si dhe një autoambulancë në dispozicion për emergjencat?, u shpreh Manastirliu.

Edhe stafi mjekësor i kësaj qendre është kompletuar me mjekë dhe infermierë.

?Me punësimet e fundit, dy mjekë të rinj dhe 8 infermierë i janë bashkuar ekipit mjekësor në qendrën shëndetësore të Vorës?, tha Manastirliu.

Në partneritet me projektin ?Shëndet për të gjithë?, 400 mijë Euro është vlera e investimit në këtë qendër, ku do të ofrohet kontrolli mjekësor bazë, e gjithë paketa e kujdesit parësor, shërbimi i radiologjisë dhe urgjenca mjekësore 24 orëshe për banorët e Vorës.

320 mijë banorë të Tiranës dhe rrethinave kanë përfituar shërbime më cilësore, me rehabilitimin e 17 qendrave shëndetësore të cilat janë përfshirë deri tani në programin e rikonstruksionit të 300 qendrave shëndetësore, nga të cilat 15 kanë përfunduar dhe brenda muajit Maj përfundon edhe rikonstruksioni i dy qendrave shëndetësore Vorë dhe Sauk.
Recommended