Report TV - Ja kush e vrau Jurgen Kurtin në Tiranë, detaje rreth motivit

  • 5 years ago
Klodian Bane dyshohet të jetë personi që ka ekzekutuar me armë 26-vjeçarin Jurgen Kurti më 18 mars në Tiranë. Tre persona të tjerë, bashkëpunëtorë në krim, u arrestuan dje nga policia e Tiranës, ndërsa killeri është ende në arrati. Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht, se emri i Klodian Banes, është përmendur për herë të parë në dëshminë e një prej personave të arrestuar. Asnjë prej tyre nuk ka pranuar përfshirjen në ekzekutimin e Jurgne Kurtit, biznesmen, dhe menaxher i VIP-ave, por janë hetimet e Policisë të cilat deri më tani i akuzojnë ata si persona që kanë ndihmuar ekzekutorin në realizimin e krimit. Ata dyshohet ta kenë ndihmuar me makinë, me gjetjen e armës, dhe me ndjekjen e Jurgen Kurtit prej dy javësh për të mësuar lëvizjet e tij. Klodian Bane -thanë burime për SHqiptarja.com - dyshohet të jetë personi që e qëlloi për vdekje 26-vjeçarin Jurgen Kurti poshtë pallatit të tij në rrugën "Zef Jubani" në zonën e ish-bllokut teksa po shkonte në banesën ku jetonte me nënën e tij.

Shqiptarja.com mëson se është 22-vjeçari Olsi Qalliaj, lindur në Fier dhe banues në Patos, personi që ka përmendur për herë të parë emrin e Klodian Banes, dhe që e ka orientuar policinë drejt dyshimeve të forta se është ai personi që ekzekutoi Jurgen Kurtin.

Në dëshminë e tij, Qalliaj tregon se njihet edhe me dy të arrestuarit e tjerë. Me Elsi Leventin, lindur në Greqi dhe banues në Tiranë, Qalliu thotë se ka marrëdhënie shumë të mirë shoqërore, pasi kanë bërë bashkë shkollën e mesme por janë njohur edhe më parë, më të vegjël në Patos. Përmes Elsi Leventit ka njohur edhe Alesio Berberin, 33-vjeçarin nga Patosi, me të cilin shpesh konsumonin edhe kafe. Të tre u arrestuan dje nga Policia e Tiranës me dyshimet e forta se janë bashkëpunëtorë në vrasjen e Jurgen Kurtit, Burime nga grupi hetimor thanë se mund të kemi të bëjmë me vrasës me pagesë, ndërkohë që porositësi ende nuk është zbuluar. Dyshimet janë që të rinjtë t ëjenë paguar 30 mijë euro për të bashkëpunuar në eleminimin e 26-vjeçarit.

Recommended