Report TV - Vrasja e Nardit të Bujtinave në Shkodër/ Burg pa afat për tre bashkëpunëtorët

  • 5 years ago
SHKODER-Gjykata ka lanë në burg pa afat tre personat e arrestuar me akuzën e bashkëpunëtorit në vrasjen e Ferdinand Polisë, të njohur si Nardi i Bujtinave të Thethit. Report Tv sjell pamjet e momentit kur dy vëllezërit Gilbert Toma 26-vjeç e Kleandro Toma 29-vjeç dhe Alfred Martini 20-vjeç dalin nga makina e policisë dhe futen në ambientet e gjykatës së Shkallës së Parë për njohjen me masën e sigurisë.

Report Tv zbardhi dje dëshminë e tre të arrestuarve. Ata janë shprehur se nuk kanë lidhje me vrasjen dhe hedhin poshtë cdo akuze për bashkëpunim të ngritur ndaj tyre. Alfred Martini ka pranuar se i ka dhënë makinën e tij autorit të vrasjes me inicialet K.S ditën e ngjarjen, por thotë se nuk e dinte se kishte planifikuar vrasjen. "Makinën më datë 20 mars në mëngjes ja kam dhënë shtetasit K.S. por nuk e dija që ai kishte planifikuar vrasjen" tha ai. Makina tip Audi u gjet e braktisur pas vrasjes.

Policia i akuzon se tre të arrestuarit ndihmuan autorin e vrasjes, K. S. 27-vjeç, që ndodhet në kërkim. Të arrestuarit, sipas policisë i siguruan armët dhe makinën dhe e kanë strehuar pas vrasjes autorin. Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 7 telefona, 17 fishekë të kalibrave të ndryshëm, targa të ndryshme automjetesh shqiptare dhe të huaja dhe dokumente të ndryshme. Polia u ekzekutua me breshëri para një jave në Shkodër. Vëllai i Nard Polisë, biznesmeni që mbeti i vrarë nga një atentat në Shkodër, është shprehur se nuk njeh asnjë nga të arrestuarit e ndaluar nga policia lidhur me vrasjen e të vëllait.

Recommended