Shkarkimi i zv/ministres serbe Vesna Milic, reagon Serbia - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Qeveria e Serbisë ka reaguar pas shkarkimit të zëvendësministres serbe së drejtësisë Vesna Mikiç. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj liroi nga detyra Mikiç, pasi ajo deklaroi se bombardimet e NATO-s mbi ish-Jugosllavinë ishin gjenocid ndaj shtetit dhe popullit serb.Në reagimin e Qeverisë së Serbisë thuhet se Mikiç ka shprehur mendimin e saj personal dhe se serbet nuk mund te detyrohen te respektojnë ata qe u kane bere keq. Ndërkohë sipas zëvendësministres së shkarkuar, ky akt i shefit të ekzekutivit tregon se Kosova është ende larg nga normat demokratike.Ne të gjithë e dimë se shkaku i të gjitha ngjarjeve në Kosovë ishte pikërisht ekstremizmi shqiptar dhe veprimet e tyre të drejtuara kundër serbëve, sepse për dekada të tëra njerëzit tanë në Kosovë kanë qenë pre e sulmeve, përdhunimeve e shkatërrimeve të tyre.Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj deklaratat Mikic janë të papranueshme, nxisin gjuhën e urrejtjes si dhe jane kundër vlerave e parimeve euroatlantike.
Recommended