Vëllai i “Nardit të Bujtinave” ekskluzive për RTV Ora: Ferdinandi, viktimë e një ngatërrese

  • 5 years ago
#rtvora
Pavlin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Grudë të Shkodrës, nuk ka ende asnjë pistë se pse i vranë të vëllanë. Në një prononcim ekskluziv për RTV Ora ai u shpreh se autorët e vrasjes mund të kenë ngatërruar objektiv.

Jeni pyetur nga policia?

Pavlin Polia: Pista jonë është se mos kanë ngatërruar person. Sepse logjika i bie, sipas detajeve, që është vrarë me maskë se është porositur. Por këtë version kemi duke qenë se nuk kemi pasur konflikte.

Edhe sa i takon tre personave të arrestuar ditën e sotme nga policia si bashkëpunëtorë të autorit të vrasjes, Polia nuk gjen asnjë lidhje të tyre me të vëllain.

Pavlin Polia: Kemi pasur një dyshim se ka një ngatërresë për autorët e arrestuar nga policia. Por jemi në pritje për një gjë më të saktë. Jemi në një tension të madh dhe shpresojmë që të dalë sa më parë e vërteta.

I pyetur nëse vrasja ka lidhje me detyrën që ka mbajtur viktima, apo me të shkuarën e tij në Itali, ai jep këtë përgjigje:

Pavlin Polia: Nuk ka pas asnjë konflikt. Nuk ka pas ndonjë dyshim sepse nuk ka pasur as ndonjë kërcënim. Unë jam i vëllai dhe këtë numër kam pasur prej 15 vitesh. Edhe për atë që thonë për të shkuar në Itali nuk e besoj, sepse dikush do të kishte kontaktuar se duhet diçka për këtë gjë. Kështu që po presim një hetim më të saktë.

Ferdinand Polia, pronari i një bujtine në zonën turistike të Thethit, u ekzekutua me armë zjarri në fshatin Grudë të Shkodrës, në afërsi të fushës së aviacionit.

Ngjarja u shënua me 20 mars. 35 vjeçari, i cili fillimisht u paraqit i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës, mbylli sytë pak minuta pas ngjarjes, duke mos i mbijetuar plagëve të marra.

Rreth 20 h
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vellai-i-nardit-te-bujtinave-ekskluzive-rtv-ora-ferdinandi-viktime-e-nje-ngaterrese
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended