Report TV - PD: Tender abuziv pranë Gardës, do ndërtohen kulla private

  • 5 years ago
Partia Demokratike denoncoi këtë të dielë një tender, sipas tyre abuziv, të Bashkisë së Tiranës, për ndërtimin e 650 metrave rrugë tek Garda në hyrje të Parkut të Liqenit, në vlerën e 2 milionë eurove. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e PD-së Ina Zhupa, tha se kjo zonë do të betonizhet dhe se me paratë publike Veliaj po bën gati infrastruktirën për kullat private.

DEKLARATË E ZËDHËNËSES INA ZHUPA

Disa muaj më parë, në shtator të vitit të kaluar, Partia Demokratike publikoi disa dokumenta zyrtare që zbuluan para qytetarëve planin e Erion Veliajt për ta kthyer zonën e Gardës tek Parku i Liqenit në zonë të betonizuar për ndërtime.

Në atë kohë, ne e sfiduam Erion Veliajn që të mos u shiste qytetarëve propagandë, por t ë diltë në debat me ne dhe të shpjegonte përse në planin e Përgjithshëm të Bashkisë së Tiranës, një pjesë e Liqenit artificial, mu në hyrje të tij, do të bëtonizohej.

Siç e ka zakon, Erion Veliaj mashtroi, pa dhënë asnjë argument.

Në të vërtetë, si shumë prej fjalëve që thotë Erion Veliaj, ky është mashtrim. Zona tek Garda e Republikës nuk i kthehet Parkut tek Liqeni Artificial, por bashkia po bën gati infrastrukturën për kullat private që do të ndërtohen në këtë zonë.

4 ditë përpara shpalljes së rikandidimit të tij luksoz, që sipas mediave ka kushtuar më shumë se 1 milionë euro, Erion Veliaj ka shpallur tenderin për ndërtimin e një rruge me gjatësi 650 metra. Rruga nuk ka ndonjë vlerë të shtuar për qytetin, por ajo do të marë rreth 2 milion euro nga taksat e qytetarëve për t?i shërbyer klientëve të Ramës dhe Veliajt. Ajo lidh zonën e Gardës me Rrugën e Kosovarëve, duke ndërtuar ekskluzivisht një rrugë të re për kullat që do të ndërtohen aty më vonë, pas prerjes së qindra pemëve, për gjoja ndërtimin e rrugës.

Recommended