RTV Ora - Restaurimi i 80 portave të Rehovës, nis hartimi i projektit për "perlën” e Kolonjës
  • 5 years ago
#rtvora

Në Rehovë ka nisur hartimi i projektit për restaurimin e 80 portave të ndërtesave karakteristike të fshatit të cilësuar si një prej perlave të Kolonjës. Projekti synon shndërrimin e fshatit në një destinacion për turizmin arkitektonik e kulturor.

E konsideruar një prej perlave të Kolonjës dhe Qendër e Mbrojtur Historike, Rehova do ti nënshtrohet restaurimit si pjesë e programit të 100 fshatrave model për zhvillimin e turizmit.

Në fokus janë 80 portat e ndërtesave karakteristike, ku secila prej tyre dhe të gjitha njëherazi kompozojnë një tablo të mjeshtrave kolonjarë, kulturës dhe vlerave të fshatit.
Puna përgatitore po kryhet nga studentë të arkitekturës dhe pedagogë italianë në bashkëpunim me specialistë nga Instituti i Monumenteve të Kulturës.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/restaurimi-i-80-portave-te-rehoves-nis-hartimi-i-projektit-perlen-e-kolonjes


Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended