RTV Ora – Bullizmi në shkolla, sfida e së tashmes. Ajana sjell historinë personale

  • 5 years ago
#rtvora
Ajana është një nxënëse e cila vijon shkollën në gjimnazin "Kostandin Kristoforidhi" në Elbasan. Për shkak të aftësisë ndryshe ajo është bulluar në shkollë.

Ajana: 9-vjeçarja normalisht ka qenë një nga fazat, edhe pse thonë se është një nga fazat më të bukura të fëmijës, mua në fakt nuk më ka pëlqyer shumë. Nuk e di pse, por janë disa fenomene të cilat ndikojnë edhe në vazhdimin e jetës. Nuk e kam ndjerë atë pjesën fizike normalisht, është ana psikologjike, por jam munduar t'a diferencoj dhe ta largoj pak nga vetja ime.

Por përtej kësaj ajo ka arritur që të jetë një nxënëse me rezultate të shkëlqyera dhe i bën apel shoqërisë që të sensibilizohet dhe të ndryshojë sjelljet diskriminuese.

Ajana: Mendoj se ka shumë punë për të bërë, sdiomos në vendin tonë,vetë mentaliteti Shqiptar na pengon ta diferencojmë këtë fenomen.

Psikologia shprehet se duhet të merren masa që fëmijët e bulluar të trajtohen për ta tejkaluar këtë situatë. Konflikti në familje është shkaku kryesor për fëmijët që bullojnë.

Psikologia: Kanë ardhur raste ku kanë qënë fëmijë të bulluar por që kanë arritur deri në tentativa për vetvrasje.Ndërkohë që duhet punuar shumë nëpër shkolla, duhen aplikuar programe me teknika të ndryshme terapeutike për t'i ardhur sa më në ndihmë këtyre fëmijëve. Gjithashtu rekomandoj që trajnimet të bëhen dhe për stafin pedagogjik.

Sipas të dhënave, rreth 20% e nxënësve shqiptarë kanë rënë pre e bullizmit.

Të rinjtë pranojnë se ky fenomen ndodh jo vetëm në shkollë, por edhe ambientet e tjera që frekuentojnë.

Ata paragjykohen për pamjen fizike, origjinën dhe kushtet ekonomike.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bullizmi-ne-shkolla-sfida-e-se-tashmes-ajana-sjell-historine-personale
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended