RTV Ora – Sulltan Novruzi, Apeli i Baba Mondit: Mos braktisni Shqipërinë merrni fatin në dorë

  • 5 years ago
#rtvora #sulltannevruzi
Sulltan Novruzi është një festë e veçantë për besimtarët bektashinj, që simbolizon ardhjen e pranverës dhe rigjallërimin e natyrës dhe shpirtit.

Me këtë rast, Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve, për çdo vit hapin dyert për të pritur në një aktivitet të madh festiv qindra besimtarë.

Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Edmond Brahimaj kishte një apel për politikën por dhe të rinjtë.

"22 marsi na nxit për më shumë dashuri dhe vëllazëri. Të gjithë bektashinjtë këto ditë janë lutur për shpirtrat e 50 besimtarëve myslimanë që u vranë në xhami në Zelandën e Re. Të dënojmë me forcë çdo akt dhune ekstreme dhe i bëjmë thirrje politikës shqiptare ti përmbahemi sa më shumë shembujve të urtësisë dhe mirësisë. I lutem që kjo klasë të punojë për të çuar kombin drejt një të ardhme sa më të mirë dhe jo të mbajë në vend numëro këto realitete të trishtuara. Të rinjtë shqiptarë të mos braktisin Shqipërinë por të marrin në dorë fatin e tyre dhe të kombit, sepse vetëm ata mund të bëjnë diçka të tillë".

Edhe presidenti Ilir Meta uroi festen

'Në këtë ditë feste dhe optimizmi pranveror, që simbolizon lindjen e shpresës, rigjallërimin e natyrës dhe përkon me lindjen e Imam Aliut, dua t?i uroj mbarë popullit shqiptar dhe në veçanti besimtarëve bektashianë kudo ndodhen: Gëzuar Festën e Sulltan Novruzit! Shëndet dhe mbarësi paçi gjithmonë në familjet tuaja! Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe kombin shqiptar!"


Ceremonia- Që në orët e para të mëngjesit, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Haxhi Edmond Brahimaj, del para hyrjes së Selisë së Shenjtë për të pritur e bekuar çdo besimtar, një ritual ky tepër i rëndësishëm për ta.

Pas koncerit të madh me këngë e valle nga treva të ndryshme, Kryegjyshi zhvillon pritjet zyrtare me drejtues të lartë të vendit. Si gjithmonë festat i bëjnë bashkë politikanët, të cilët nga vendet e shenjta përcjellin edhe mesazhet për një Shqipëri më të mirë, paqe dhe dashuri mes njerëzve.

Festa e Sulltan Novruzit përkon me lindjen e Abaz Aliut. Ndezja e qirinjve, falja në tyrbe, janë dy ritet më të veçanta për besimtarët. Një vëmendje e veçantë në festat e bektashinjve janë edhe gatimet, një traditë e ruajtur prej brezash. Madje, dikur festa e Sulltan Novruzit, që simbolizon ardhjen e pranverës pritej me shumë hare në çdo shtëpi.

Themeluesi i besimit bektashi është Haxhi Bektash Veliu, cili themeloi të parën teqe në botë, në vitin 1282, e cila mori famë dhe u njohë në gjithë botën, sot quhet qyteti Nevshehirit, Haxhi Bektash.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bektashinjte-festojne-sot-sulltan-nevruzin
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora N...

Recommended