Betohen 3 deputetet e rinj

  • 5 years ago
Situata jashtë Parlamentit duket e tensionuar, por kjo nuk e ka penguar seancën plenare të mbajë punimet ku janë betuar tre deputetët e rinj.

Ralf Gjoni, Nimet Musai dhe Enada Koçiraj, të tre nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë betuar në Kuvend si deputetët më të rinj.

Më këto mandate, numri i deputetëve të rinj të futur në Parlament shkon në 13.

Para se të mbërrinte në Kuvend, Ralf Gjoni, është sulmuar përpara banesës së tij, ku një protestues i ka hedhur bojë në fytyrë./tvklan.al

Recommended