RTV Ora - Shqiptarët më të palumturit e Europës, surprizon Kosova
  • 5 years ago
#rtvora
Banorët e Shqipërisë janë një nga popujt më të palumtur në Europë, pasojë kjo kryesisht e korrupsionit, shqetësimeve të përditshme dhe përkrahjes së mangët sociale.

Një raport për lumturinë në botë, i publikuar të mërkurën nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e rendit Shqipërinë në vendin e 107 nga 156 të anketuara në total.

Në vendet e rajonit, shqiptarët e Kosovës janë më optimistët në vendin e 46-të, ndjekur nga Serbia në vendin e 70-të, Mali i Zi në vendin e 73-të, Greqia në vendin e 82-të, dhe Maqedonia në vendin e 84-t.

Krahasuar me një vit më parë, Shqipëria ka shënuar një përmirësim të lehtë duke u listuar 5 vende më lart, por sërish rrethohet nga vendet me demokraci të brishtë si Venezuela, Laosi, dhe vende të ndryshme afrikane.

Treguesi i perceptimit të korrupsionit vijon të ndikojë negativisht pozicionimin e vendit, duke e listuar atë mes 50 shteteve më të korruptuara në botë.

Duke analizuar faktorë si prodhimi i brendshëm bruto, përitshmëritë për lindje, bamirësia, përkrahja sociale dhe korrupsioni, raporti për lumturinë në botë nxjerr si përfundim se lumturia e qytetarëve është pashmangshmërisht e lidhur me veprimet që qeveritë e tyre ndërmarrin për të rritur mirëqenien.

Edhe për vitin 2019, Finlanda është kurorëzuar si vendi më i lumtur në botë, ndjekur nga vendet skandinave si Danimarka dhe Norvegjia.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/raporti-i-okb-se-shqiptaret-me-te-palumturit-e-europes-surprizon-kosova

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended