"Tempora" - A ka kapacitet Cakaj për Ministër të Jashtëm?

  • 5 years ago
#tvora #tempora

Ndiqni emisionin live këtu: https://youtu.be/o71D-B3TvuA

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ka-kapacitet-cakaj-minister-te-jashtem-bushati-derisa-kryeministri-bere-kete-zgjedhje
Me apo pa Ditmir Bushatin Ministër, politika e jashtme është nga ato fusha konservatore nuk ka peshë të madhe individi.

Kështu deklaron ish-Ministrin i Jashtëm Bushati ku pyetet mbi pasardhësin e tij Gent Cakaj.

Bushati: Çdo person që ushtron një përgjegjësi publike duhet të japë diçka nga vetja. Por politika e jashtme është një nga ato fusha konservatore të shtetit që ndryshon më me vështirësi ose shumë pak nga fushat e tjera. Ministri i Jashtëm është i munguari i madh në politikë dhe për ekipin.Dhe është i munguari dhe i familjes.Por nga ana tjetër unë kam zgjedhur të bëj politikanin.

I ftuar në "Tempora" në TV Ora, Bushati tha se me Gentin ka punuar edhe kur ishte Ministër dhe ka pasur marrëdhënie të mira.

Bushati: Kam punuar për një periudhë të shkurtë kohe, Genti drejtoi të gjithë procesin analitik. Kemi pasur marrëdhënie të mira si me çdo bashkëpunëtor tjetër.

Por a ka kapacitet Cakaj për të mbajtur një peshë kaq të madhe?

Bushati: Fakti që Kryeministri ka bërë një zgjedhje të tillë besoj se ?Gjykimet e gjithësecilit mund të jenë subjektive.Dirigjenti i një orestre, kapitetni apo trajneri i një ekipi është Kryeministri. Nuk duhet të biem pre e ezagjerimeve, kur vjen puna për një ekip tonusin e jep Kryeministri.

Një koment pati edhe rreth debatit të pajisjes së Cakaj me certifikatën e sigurisë.

Bushati: Në dijeninë time ka pasur pretendime të tilla. Ka një kërkesë që është institucionalizuar për një komision hetimor në kuvend për ta trajtuar këtë çështje dhe besoj se të gjithë ne duhet të fillojmë të edukohemi dhe të respektojmë institucionet për të thënë fjalën e tyre.

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended