TV Ora - Ilaçet e marra për kurim i shkaktuan alergji, pacientja nga Fieri përfundon në QSUT

  • 5 years ago
#tvora #

Kjo zonjë kishte udhëtuar nga Fieri drejt QSUT-së në Tiranë, pasi medikamentet e marra për kurim i kishin shkaktuar reaksion alergjik.

Për mikrofonin e TV Ora, ajo thotë se nëse barnat do të ishin efektive nuk do të ishte në këtë gjendje.

"Vij nga Fieri, shiko si jam bërë. Më kanë bërë alergji ilaçet, nuk më kanë dhënë ilaçet e duhura. Kam ardhur këtu urgjent.Gjithë këtë behar që kurohem. Po të ishin ilaçet e mira unë nuk do të vija këtu në këtë gjendje".

Skepticizmin rreth efektivitetit të barnave e sheh në masë edhe te qytetarë të tjerë.

"Ka shumë, nuk na bëjnë efekt, kot që i bëjmë".

"Ato me subvencionim janë zero me bisht".

"Të gjitha të skaduara janë këtu, e kam gruan me tiroide, ilaçet që ja kanë dhënë deri para një muaji nuk i kanë bërë asnjë lloj efekti".

Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim në lidhje me barnat e skaduara në QSUT për periudhën 2012-2018.

Vetë Agjencia e Kontrollit të Barnave, institucioni përgjegjës për cilësinë e tyre, nuk ka të dhëna të reja lidhur me cilësinë e tregtimit të medikamenteve nëpër farmaci.

Megjithatë, bën me dije se Task-Forca do të nxjerrë të dhëna të reja në lidhje me ilaçet që shiten në farmacitë e vendit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ilacet-e-marra-kurim-i-shkaktuan-alergji-pacientja-nga-fieri-perfundon-ne-qsut

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended