Kreu i FRPD në Durrës i pret rrugën ministrit Lleshaj: Më helmove me gaz

  • 5 years ago
Një grup të rinjsh të PD-së kanë pritur me protesta ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj, gjatë vizitës së tij në Durrës, pranë universitetit të qytetit bregdetar, "Aleksandër Moisiu".

Një prej tyre i ka prerë rrugën ministrit, duke i thënë se ai e ka helmuar me gaz lotsjellës. Ai quhet Ndrec Pjetri, duke lënë të kuptuar se ka qenë në protestën e dhunshme të opozitës kur policia ka hedhur gazin lotsjellës për të shpërndarë turmën që çau kordonin me efektivë para Parlamentit. Ndrec Pjetri është ktyetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit.

Recommended