Rama: Voten e 2017-es nuk e luan topi e jo me Luli

  • 5 years ago
?Bashkia që duam? e çoi këtë fundjavë Edi Ramën në Berat. Duke folur për protestat e opozitës, Rama i siguron që vota e 2017 nuk preket, sikurse sipas tij nuk kanë shans të prekin asnjë fije floku të shumicës.

?Votën e 2017 se luan topi jo Luli... Asnjë fije floku si prekin dot mazhorancës...?

Sipas kryeministrit protestat e opozitës dëmtojnë imazhin e vendit dhe si pasoje dhe ekonomitë e qyteteve si Berati ku turizmi është motori kryesor i të ardhurave.

?Gra demokrate mbani burrat prej xhakete, mos i lini të ikin se duke lejuar dëmtoni veten tuaj".

Ironizon akuzat e 2 kryetarëve të opozitës për blerje të votave, ndërsa garanton se në zgjedhjet lokale do të mund të marrin drejtimin edhe të 3 bashkive të këtij qarku që aktualisht drejtohen nga opozita.

Gjatë paradites Rama ishte dhe në Universitetin Bujqësor të Kamzës të cilit qeveria i ka akorduar 1 mln Euro për ndërtimin e një ferme didaktike që sipas Kryeministrit do të shërbejë jo vetëm për praktikat universitare, por dhe si burim të ardhurash.

Tv Klan

Recommended