Ora News - Një ditë para protestës apelojnë SHBA e BE: Jo dhunë

  • 5 years ago
#oranews

Një ditë para protestës së opozitës para Kryeministrisë Ambasada Amerikane dhe Delegacioni i BE-së në Tiranë nëpërmjet njoftimit të shpërndarë për mediat bëjnë thirrje për demostratë të qetë. SHBA dhe BE i kujtojnë liderëve të opozitës që nxitja e dhunës dhe shkatërrimi i pronës publike është i paligjshëm. Ndër të tjera selitë ndërkombëtarë ripërsërisin mbështetjen për Parlamentin dhe qeverinë, ndërsa i kujtojnë ish deputetëve që të mos pengojnë të ardhmen e vendit.
?Ambasada e SHBA-së i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të 2017, të njohura ndërkombëtarisht. Ndërkohë, ish anëtarë të Parlamentit të cilët vendosën të braktisin mandatet, hoqën dorë nga detyrimet e tyre ndaj qytetarëve, duhet të lejojnë ata që duan të punojnë për të ardhmen e vendit të bëjnë punën e tyre?thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane
Zyra e delegacionit të BE në Tiranë e konsideron të nevojshme krijimin e një platforme kombëtare për të dalë nga kriza që mund të pengojë dhe integrimin e vendit.
?Vendimi për heqjen dorë nga mandatet parlamentare pengon seriozisht funksionimin e demokracisë dhe ndikon në integrimin e vendit në BE. Tani është shumë urgjente që të kapërcehet situata politike aktuale duke krijuar një platformë kombëtare për dialog ndërmjet të gjitha palëve të interesuara, edhe duke pasur parasysh zgjedhjet e ardhshme lokale të qershorit? thuhet në deklaratën e BE-së
BE i ka kërkuar palëve poltike për dialog ndërpartiak për reformat më urgjente, duke përfshirë reformimin e kuadrit ligjor zgjedhor në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/deklarata-e-forte-e-ambasades-amerikane-qeveria-dhe-parlamenti-jane-legjitime-dhe-njihen-nderkombetarisht?fbclid=IwAR2ELa0guGxziFFj9Sel6VUtuYp6D0SlTeTN2u5TY2v8coUdebH7fxM2u-c

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended