Ora News - Basha: Rama trajton deputetët si bagëti, shiten e blihen si në tregun e Milotit

  • 5 years ago
#oranews

Një ditë para protestës që opozita do të mbajë para kryeministrisë kryetari i PD-së Lulzim Basha është ndalur në Durrës. Në takimin me studentët ai i cilësoi deputetët që pranuan mandatin të shitur si në një pazar bagëtish, madje dhe si bashkëpunëtorë në krim.

Basha: Shikoni si e trajton parlamentin, si banja publike. Shikoni si i trajton deputetët, si bagëti që shiten e blihen si në pazar të Milotit. A ka shenjë më të qartë të degradimit të këtij pushteti, sesa shit-blerja, e të ashtuquajturve deputetëve të opozitës së re si të ishin bagëti. Provokimet me këta të mjerët që i peshkon sa andej këtej do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët dhe nga opozita duke filluar me të shtunën, në 16 mars me protestën e madhe që do të zhvillohet në Tiranë. Unë ju ftoj të gjithë të jemi bashkë për ti treguar botës, se koha kur vendin e sundonte një njeri me 5 kriminelë ka marrë fund. Shqiptarët kanë vendosur ta marrin në dorë fatin e tyre dhe nuk ka për të pasur kthim prapa deri në fitoren e qytetarëve.

Duke risjellë në vëmendje blerjen e votave, Basha theksoi se kryetari i Bashkisë së Durrësit duhet të arrestohet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-rama-trajton-deputetet-si-bageti-shiten-e-blihen-si-ne-tregun-e-milotit
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended