Eurogrupi shtyn disbursimin e kestit per Greqine

  • 5 years ago
Ministrat e Financave të Eurozonës e kanë shtyrë për muajin e ardhshëm disbursimin e një kësti me vlerë 1 miliard Euro për Greqinë. Takimi i Eurogrupit zhvilluar mbrëmjen e së hënës, konkludoi se qeveria greke nuk i ka bërë përmbushur të gjitha detyrimet që parashikon marrëveshja me partnerët e vendit.

Ministrat e Financave ranë dakord që vendimi për këstin të merret në takimin tjetër të tyre, që do të mbahet në fillim të muajit Prill.

Ata nuk u bindën nga deklarata e ministrit grek të Financave, Euklidis Tsakalotos, se detyrat e papërmbushuara janë të karakterit teknik e rrjedhimisht nuk duhet të pengojnë disbursimin e këstit. Gjithsesi, ministrat e Financave vlerësuan progresin e Greqisë në përmbushjen e kushteve që parashikonte memorandumi me kreditorët.

Por shtypi europian ka kritikuar Kryeministrin Alexis Tsipras, se po zgjidh qesen e ofertave sociale, me vështrimin në zgjedhjet parlamentare, që do të mbahen në Tetor të këtij viti.

Revista gjermane 'Der Spiegel' vë në dukje se kreu i qeverisë greke po promovon masa sociale të kushtueshme, me qëllimin për t'u rizgjedhur, në një kohë që sondazhet rezultojnë kundër SYRIZA-s.

?Problemi për ekonominë greke është se sa zgjat periudha elektorale, aq më i madh është rreziku që qeveria të stopojë reformat dhe të fillojë të shpërndajë dhurata elektorale, në përpjekje për të ndryshuar klimën negative?, thekson Der Spiegel.

Kundër premtimeve elektorale të zotit Tsipras shprehet edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin për Greqinë që u publikua të martën.

Tv Klan

Recommended