Pershkallezohet protesta e mjekeve kunder dhunes

  • 5 years ago
Ashtu siç kishin paralajmëruar, bluzat e bardha përshkallëzuan protestën kundër dhunës së ushtruar ndaj tyre. Në shenjë revolte, për rreth një orë, mëngjesin e së martës ata ndërprenë çdo shërbim ndaj pacientëve. Mjekët kërkuan t?i jepet fund dhunës ndaj tyre dhe të ashpërsohen masat ligjore ndaj atyre që dhunojnë bluzat e bardha.

Mjekët lajmëruan se nëse nuk ndërmerren masa konkrete ndaj këtij fenomeni, protesta do të zgjerohet.

Në mbështetje të mjekëve të Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza ishte edhe Zv/Ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, sipas se cilës nisma e ndërmarrë për ndryshimin e Kodit Penal synon një mbrojtje të posaçme për bluzat e bardha.

Protestë ka pasur edhe në spitalin e Shkodrës dhe atij të Durrësit. Ditët e fundit 3 mjekë janë dhunuar nga të afërm të pacientëve me pretendimin se nuk u kanë shërbyer të sëmurëve.

Tv Klan

Recommended